
Carter: Administrata Trump të ruajë partneritetin me NATO-n
23:49 / E enjte, 05 Janar 2017
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, thotë se administrata e presidentit të zgjedhur Donald Trump duhet të ruajë partneritetin me NATO-n dhe aleatët në Azi-Paqësor, duke mbajtur njëkohësisht përgjegjëse Rusinë lidhur me misionin e saj të deklaruar për të luftuar terroristët në Siri dhe për të ndihmuar që t’i jepet fund luftës atje. Rekomandimet vijnë në një letër që sekretari Carter, ashtu si edhe sekretarë të tjerë të kabinetit, kanë përgatitur për të vënë në dukje arritjet e departamenteve të tyre gjatë presidencës tetë-vjeçare të Barack Obamës, njofton VoA. Dokumentet u publikuan sot, së bashku me një letër të presidentit Obama, ndërkohë që mbeten rreth rreth dy javë para se zoti Trump të vijë në Shtëpinë e Bardhë. Sekretari Carter vinte në dukje kundërpërgjigjen e SHBA ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, si shtimi i stërvitjeve të përbashkëta ushtarake dhe dërgimi i pajisjeve në rajon. “Shtetet e Bashkuara, – thuhej në dokument, – duhet të mbeten të angazhuara ndaj NATO-s – një aleancë e mbështetur nga forca, për të siguruar përparim të vazhdueshëm si dhe për të penguar e për t’u mbrojtur nga agresioni rus në Evropë”. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Erdogan i kërkon Greqisë ushtarët e puçit: Vjen përgjigja e prerë
-
Sulmet e talibanëve kanë vrarë 14 ushtarë dhe policë afganë
-
Gjykata belge e përball me një tjetër rast të dyshuarin e sulmit në Paris
-
Gruaja që kërcënon pushtetin autoritar të Erdoganit
-
Paralajmërohet Trump: Kujdes nga dredhitë e Kimit
-
Aksident tragjik pranë Mekës, 4 të vdekur, 12 të plagosur
-
“Arkeologjia e tmerrit”, gërmimet zbulojnë varret masive në Siri
-
Japoni, zgjohet vullkani pas 250 vjetësh
-
Merkel: Më mirë e papërsosur sesa një marrëveshje me Iranin
-
Andrea Nahles, gruaja e parë në krye të socialdemokratëve gjermanë
-
Akademia e Suedisë ndryshon rregullat e funksionimit për shkak të skandalit
-
Viktor Orban po përballet sërish me protesta
-
Policia kërkon të akuzuarin për 4 të vrarë në Tenesi
-
Bisedimet me Korenë e Veriut, Trump: Përparim dhe shpresë
-
Presidenti grek refuzon shkëmbimin e ushtarëve me Turqinë
-
Para pak muajsh i shpëtoi ariut, tani kafshohet nga peshkaqeni (+16)
-
Trazirat në Armeni, arrestohet deputeti opozitar dhe udhëheqësi i protestës
-
Macron thotë se nuk ka ‘plan B’ për marrëveshjen bërthamore me Iranin
-
Rritet numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në Kabul
-
Vdes gruaja më e vjetër në botë