Cavusoglu: BE-ja pa Turqinë është e paplotësuar

20:04 / E hëne, 09 Janar 2017

 

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu i kërkoi sot Bashkimit Evropian të rifillonte procesin e anëtarësimit të Turqisë duke theksuar se blloku do të mbetej i paplotësuar për aq kohë sa vendi i tij nuk do të ishte pjesë.

Gjatë fjalës me rastin e hapjes së një konference në Ankara ku merrnin pjesë ambasadorët turq, Mevlut Cavusoglu i kërkoi Bashkimit Evropian të hapë kapitujt e rinj në negociatat për anëtarësimin e Turqisë duke hequr pengesat artificiale për anëtarësimin e vendit tonë.

Cavusoglu konfirmoi gjithashtu se Turqia priste për një zbatim të menjëhershëm të liberalizimit të vizave duke u mundësuar shtetasve të saj të udhëtonin të lirë në hapësirën Shengen.

“Ne kemi luajtur një rol të rëndësishëm në të kaluarën e Evropës dhe ne do ta bëjmë këtë dhe në të ardhmen. Një Evropë pa Turqinë është e paplotësuar”, shtoi ai.

Anëtarësimi në BE mbetet një zgjedhje strategjike për Ankaranë”, deklaroi sot gjithashtu presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan duke këmbëngulur në faktin që Turqia nuk do të pranonte politikat inkoherente dhe standartet e dyfishta të BE kundrejt saj.

BE-ja dhe Ankaraja vazhdojnë të kenë marrëdhënie të tendosura që prej grushtit të të dështuar shtetit më 15 korrik në Turqi dhe represionit që e pasoi.

Në sytë e Bashkimit Evropian, Turqia nuk i përmbush të gjitha kriteres që justifikojnë heqjen e vizave Shengen për shtetasit e saj, ndërkohë që pakti migrator BE-Turqi arritur në muajin mars parashikonte përshpejtimin e këtij procesi të liberalizimit.

Cavusoglu dhe Erdogan konfirmuan përveç të tjerave se Turqia priste marrëdhënie më të mira me SHBA-në pas hyrjes në funksion të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, transmeton atsh.

“Besojmë se SHBA-ja nuk do të vazhdojë të bëjë të njëjtat gabime si në të shkuarën”, theksoi ministri turk i Punëve të Jashtme.

“Mendoj se dialogu me Trump do të riforcohet dhe se shumë progrese do të realizohen përsa i përket çështjeve rajonale”, deklaroi Erdogan duke iu drejtuar ambasadorëve.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400