Çifti që humbi 260 kilogram mund të bëj seks për herë të parë pas 11 vjetësh në lidhje

20:24 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Një çift që vuan nga obeziteti ka humbur së bashku 260 kilogram duke mundësuar që të bëjnë seks për herë të parë në 11 vjet që janë së bashku.

Çifti obez i cili u takua në një qendër për humbje të peshës mbi një dekadë më parë do të jetë në gjendje të kryejë marrëdhënie seksuale për herë të parë, pasi humbën rreth 206 kilogram.

Lee Sutton, 42vjeç dhe Rena Kiser, 39 vjeçe nga Missouri, që peshonin 323 kilogram përkatësisht 247 kilogram, iu nënshtruan operacionit me shpresën që do të arrinin të humbnin në peshë.

Me këtë peshë, ata nuk ishin në gjendje për tu kujdesur për njëri tjetrin. Kjo ishte e ‘turpshme’ tregon Rena, sipas së cilës nuk mund të jetonin pa ndihmën e dikujt.

“E vetmja arsye që ne ende jemi gjallë është motra e Lee e cila vjen çdo ditë dhe na ndihmon”, tregoi ajo.

Me shëndet të rrezikuar, ata vendosën të shkonin në Teksas ku u takuan me mjekun që do të kryente operacionet.

Pas 12 muajsh, Lee humbi 137 kilogram derisa Rena 122.

Kështu, ata ishin në gjendje të rigjenin edhe një herë dashurinë mes tyre.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400