Clinton: SHBA nuk e ka merituar presidencën Trump

19:35 / E martë, 13 Mars 2018

 

 

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë “merituar” presidencën e Donald Trumpit dhe se këto janë “kohë të rrezikshme”. Clinton, rivale e Trumpit në garën presidenciale më 2016, i bëri këto komente në një konferencë në Mumbai të Indisë.

Ajo tha se Trump ka “afinitet për diktatorët” dhe se ai “vërtet e pëlqen qëndrimin dhe sjelljen e tyre autoritare”, transmeton AP.

Clinton tha se beson se një letër e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, dërguar Kongresit, në lidhje me përdorimin e emailit të saj privat, i ka kushtuar me mbështetjen e saj nga votuesit.
Clinton, në shtator të vitit të kaluar, ka deklaruar se nuk do të garojë më për presidente, duke thënë se karriera e saj “si politikane aktive ka përfunduar”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400