Dalin email-et e agjentëve të FBI për Trumpin

14:19 / E shtunë, 14 Korrik 2018

Agjenti i FBI-s Peter Strzok është thirrur në një seancë dëgjimore për më shumë se 10 orë nga një Komisionit i Kongresit të SHBA në 12 korrik 2018. Ai ka marrë pjesë në hetimet për Hillari Klinton dhe Donald Trump në fund të vitit 2016.

 

Ai është thirrur në seancën dëgjimore për shkak të një komunikimi privat me të dashurën e tij jashtë-martese, të quajtur Lisa Page e cila ka qenë juriste në FBI ndërkohë që ishte e dashur e agjentit të FBI Peter Strzok në periudhën 2016-2017. Gjatë kësaj periudhe këta dy agjentë të FBI ka shprehur qëndrimin opozitar ndaj kandidatit Donald Trump.

Kjo marrëdhënie jashtë-martesore e ka shtyrë Donald Trump ta cilësojë këtë dyshe si “dashnorët e FBI”.

Këto dy personazhe, Peter Strzok dhe Lisa Page gjendet aktualisht në qendër të fushatës së kongresmenëve republikanë që kërkojnë me këtë rast të diskreditojnë FBI dhe ekipin e prokurorit Rober Muller i cili është angazhuar egërsisht kundër Trump duke tentuar të provojë se Trump është zgjedhur në 2016 me ndihmën e ndërhyrjes së Rusisë.

Në email-at që këta dy “dashnorë të FBI” kanë shkëmbyer gjatë fushatës elekorale të 2016 shkruhet: ”Hei, si thua: Trump nuk do të mund të zgjidhet president?” e pyet Lisa Page. “Oh, jo, jo do ta pengojmë”, përgjigjet agjenti Peter.

Këto janë dy sms më problematike që kanë shkëmbyer këta dy agjentë të FBI…dhe që po hetohen nga kongresi.

Pyetja që shtrohet nga kongresmenët republikanë është : A ka pasur një skenar të demokratëve në bashkëpunim me FBI për të penguar zgjedhjen e Donald Trump si President i SHBA?

Agjenti Peter Strzok duke ju referuar një thënieje të babait të një ushtari pakistanez të vrarë në Irak në 2004 se “për mendimin tim populli amerikan nuk do të zgjedhë Trump për President për shkak të sjelljes së tij të tmerrshme dhe të përshtirë” deklaron në seancën dëgjimore, duke ju shmangur përgjigjes direkte për pyetjen që i është bërë: “…kjo që ka thënë ky baba nuk do të thotë aspak që unë si agjent apo FBI kemi ndikuar në zgjedhjen e njërit prej kandidatëve…”.

Kongresmenët republikanë synojnë përmes kësaj seance dëgjimore të zbërthejnë skenarin e demokratëve ku është implikuar edhe FBI për të penguar zgjedhjen e Trump si President duke përdorur kartën ruse, e cila sipas mbështetësve të Klintonit ka ndikuar në ndryshimin e rezultatit zgjedhor në favor të Trump.

Kjo seancë duket do ti shërbejë gjithashtu republikanëve për të disktredituar skenarin e demokratëve për të goditur presidentin e zgjedhur, goditje të cilat synojnë deri edhe impicmentin (shkarkimin) e tij duke përdorur “kartën ruse.

 

 

 

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400