Deklarata e çuditshme e Berlusconit: Unë e futa Rusinë në NATO

19:51 / E hëne, 22 Janar 2018

 

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi deklaroi sot se, nën drejtimin e tij, Rusia iu bashkua NATO-s më shumë se 15 vjet më parë.
Gjatë një vizite në Bruksel, Berlusconi, 81 vjeç, e përshkroi veten si një “fëmijë që ka jetuar për 50 vjet nën presionin e Luftës së Ftohtë”.

“Ky fëmijë arriti ta bëjë Rusinë pjesë të NATO-s në vitin 2002 dhe se i beson Evropës, si një e vërtetë absolutisht themelore në jetën tonë”, deklaroi ai.

Rusia nuk është anëtarësuar kurrë në NATO, një aleancë ushtarake e themeluar fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj perëndimorë për t’u mbrojtur nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Ajo që ndodhi në vitin 2002 është se Berlusconi drejtoi një samit pranë qytetit të Romës, në të cilin NATO dhe Rusia ranë dakord mbi një bashkëpunim të përhershëm të këshillit, që më vonë u pezullua për shkak të veprimeve ruse në Ukrainë, përcjell Atsh.

Berlusconi ishte në një vizitë zyrtare në Bruksel për të zhvilluar një takim me politikanët e Bashkimit Evropian, duke përfshirë aleatin e tij Antonio Tajani, kreun e Parlamentit Evropian dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400