Dimitrov: Marrëveshja me Greqinë do të nënshkruhet gjatë këtyre ditëve

19:16 / E enjte, 14 Qershor 2018

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë do të ndodhë gjatë këtyre ditëve, deklaroi kreu i diplomacisë së Maqedonsië, Nikolla Dimitrov në intervistë për Deutsche Welle, pas takimit dypalësh me homologun e tij gjerman, Heiko Maas, transmeton Gazeta InfoPress.

“Do të ndodhë këto ditë, teksti i marrëveshjes duhet të kalojë në Qeveri. Do të shohim se çka ndodh edhe në Athinë, edhe atje ka turbulenca politike, a do të ketë diçka të veçantë në Parlamentin grek, ose nuk do të ketë, nënshkrimi mund të realizohet këtë funjavë, mund të bëhet edhe menjëherë pas fundjavës”, tha Dimitrov.Në pyetjen e gazetarit nëse në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrin pjesë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, Dimitrov tha: “Do të jenë të pranishëm mysafirë të rëndësishëm sepse, siç thash tani në botë nuk ka mundësi për suksese tjera të mëdha diplomatike dhe është mirë qV një pune të këtillë t’i jepet peshë”

Në lidhje me takimin e djeshëm me kryetarin Gjorge Ivanov, ai tha se të gjithë në Maqedoni duhet t’i bashkojnë forcat rreth një postulati bazë, pa dallim të qëndrimeve në lidhje me marrëveshjen me Greqinë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400