Djali e braktis nënën para shtëpisë së pleqve, duke e lënë me lot (Video)

10:45 / E martë, 24 Korrik 2018

Të afërmit e një gruaje të moshuar në Brazil mund të dënohen me tri vjet burg, pas një videoje e cila doli në internet.

 

Në videon e publikuar shihet njëri nga anëtarët e familjes duke e braktisur gruan e shkretë jashtë shtëpisë së pleqve, në një natë të ftohtë, para se të largohej që aty dhe ta linte atë vetëm.

Kamerat e sigurisë jashtë shtëpisë së kujdesit e kapën momentin kur gruaja e moshuar braktiset nga familjarët e saj.

Natën kur ajo u braktis, temperaturat e dimrit në Brazilin Jugor ishin 10 gradë C. Personi që e la gruan aty, i ra ziles dhe priti që dikush të dilte jashtë.

Në videon e incizuar, gruaja mund të shihet duke qarë pas asaj që ndodhi.

 

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400