Djali i kryeministrit të Izraelit fyen rëndë Turqinë – “F*ck Turkey”

13:22 / E enjte, 17 Maj 2018

Djali i kryeministrit të Izraelit, Yair Netanyahut ka publikuar një status kontradiktor në profilin e tij zyrtar Instagram ku kishte shkruar “Qi***** Turqinë (F*ck Turkey).

Yair Netanyahu ka publikuar një imazh dhe një tekst mbi flamurin turk duke e fyer rëndë shtetin turk.

Ky status kontradiktor vjen pasi Turqia ka larguar ambasadorin e Izraelit, Eitan Naeh nga Ankaraja në përgjigje të 60 palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite në Gaza ditën e hënë. Ankaraja gjithashtu ka tërhequr ambasadorin e saj nga Tel Avivi dhe nga Shtetet e Bashkuara, raporton “RT”

Retorika mes liderëve të dy shteteve respektive ka vazhduar pas ngjarejeve që pasuan sulme verbale ndaj njëri tjetrit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e kishte quajtur kryeministrin izraelit si një “kryeministër i një shteti aparteid” i cili i ka gjakosur duart e tij me “gjakun e palestinezëve të vrarë”. Netanyahu i është përgjigjur duke vënë në dukje “duart e përgjakura të Erdoganit mbi shumë kurd në Turqi dhe Siri”.

Yair më vonë e ka fshirë statusin kur kishte sharë shtetin turk, por disa përdorues të mediave sociale kanë kopjuar statusin e tij për të shpërndarë në mediat ndërkombëtare.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400