Dramë në Korenë Veriore: Amerika vendos raketat për të sulmuar

01:53 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Koreja Veriore ka kumtuar se vendosja e tre aeroplanmbajtësve amerikanë me flotën përcjellëse, “të cilët janë në pozitë për të sulmuar”, rreth Gadishullit Korean, e rritë kërcënimin e shpërthimit të luftës nukleare, por është e pamundur që të parashihet se kur do të shpërthej kjo luftë.

Ambasadori i Koresë Veriore pranë Kombeve të Bashkuara Ja Song Nam ka theksuar në letrën dërguar sekretarit të përgjithshëm të KB Antonio Guteres se ushtrimet e përbashkëta ushtarake të SHBA dhe Koresë Jugore krijojnë “situatën më të vështirë në histori rreth Gadishullit Korean”.

Ai ka shkruar se SHBA i kanë riaktivizuar fluturimet 24 orësh të bombarduesve B52, të aftë të bartin armatim bërthamor, “të cilët kanë ekzistuar gjatë kohës së Luftës së Ftohët”.

“Provat e gjëra nukleare dhe shantazhet e SHBA dhe aleatëve të tyre të pandërprerë gjatë gjithë vitit për të ngulfatur republikën tonë, qojnë në përfundim se opsioni të cilin e kemi zgjedhur ishte i drejtë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë deri në fund”, ka pretenduar Ja, transmeton gazetametro.net.

Ai nuk ka shpjeguar se çfarë do të thotë “deri në fund”, por mund të paramendohet. Koreja Veriore i ka lëshuar në korrik raketat balistike interkontinentale, të cilat mund të arrijnë deri në kontinent të SHBA, dhe para do kohe e ka kryer shpërthimin më të madh bërthamor nëntokësor.

Ushtrimin katër ditësh detar të përbashkët të Uashingtonit dhe Seulit, i cili ka filluar të shtunën në afërsi të bregut lindor të Koresë Jugore, zyrtarët amerikan e kanë përshkruar si paralajmërim të qartë për Korenë Veriore. Përveç tre aeroplanmbajtësve amerikan me anijet luftarake përcjellëse, në ushtrim po marrin pjesë edhe shtatë anije të marinës jugkoreane.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400