E bujshme: Djali i Donald Trump-it publikon të gjitha mesazhet me WikiLeaks-in

09:31 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Djali i Presidentit Donald Trump ka publikuar një numër mesazhesh private që ka marrë nga llogaria e Wikileaks në Twitter gjatë dhe pas fushatës presidenciale të 2016. 

Donald Trump Jr. i bëri publike mesazhet disa orë pasi revista The Atlantic botoi një artikull mbi ekzistencën dhe përmbajtjen e tyre:

Donald Trump Jr, me sa duket po përpiqet ta prezantojë si të parëndësishëm shkëmbimin me Wikileaks, duke thënë përmes llogarisë së tij në Twitter “po bëj publike të gjitha shkëmbimet me Wikileaksin, përfshirë edhe tre përgjigjet e mia, të cilat u nxorën në shtyp nga komisionet hetimore të Kongresit. Sa ironike!”

 

“Ka ardhur koha ta identifikojmë Wikileaksin në karakterin e saj të vërtetë, si një shërbim zbulimi me qëllime keqdashëse, që shpesh ndihmohet nga shtete si Rusia,” tha drejtori i CIA-s.

Revista The Atlantic shkruan se Wikileaks i kishte dërguar disa mesazhe djalit të zotit Trump nga shtatori 2016 deri në korrik të këtij viti.

Donald Trump Jr. iu përgjigj vetëm tre prej këtyre mesazheve.

Julian Assange, themelues i Wikileaks është aktualisht në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku po përpiqet t’i shpëtojë ekstradimit në Shtetet e Bashkuara, të cilat kërkojnë ta ndjekin penalisht për spiunazh.

Të gjitha shkëmbimet mes Donald Trump Jr. dhe Wikileaksit janë tani në duart e hetuesve në Kongres, të cilët po përpiqen të zbulojnë nëse ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes fushatës Trump dhe Rusisë për të ndikuar te zgjedhjet në favor të zotit Trump.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400