E çuditshme: Pse Libani po i hedh tanket në det?

15:36 / E mërkure, 01 Gusht 2018

Në Liban kanë vendosur që të hedhin tanket në det për të krijuar shkëmbinj nënujorë artificialë që do të ndihmojnë në lulëzimin e jetës nën ujë.

Mjetet e rënda ushtarake janë lëshuar në Detin Mesdhe, ashtu si furgonët dhe autobusët.

Ambientalistët i zhytin këto mjete në det në mënyrë që algat, koralet dhe bakteret të lulëzojnë dhe si rrjedhim tërheqin peshqit për hedhjen e vezëve.

Shkencëtarët kanë përdorur tanke për të rritur jetën e detit në rajon që nga viti 2012, kur Dr. Michel Chalhoub nga Bejruti siguroi fonde për të rikthyer bukurinë në bregun e Tripolit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400