Më e keqja ende mund të ndodhë në Brexit, thotë kryeministri francez

13:25 / E enjte, 12 Korrik 2018

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka thënë se një skenar që do të mund të rrëzonte Britaninë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje, është ende i mundur. E kjo mund të ndodhë pavarësisht planit të Theresa May.

 

Philippe, vuri në dukje përgatitjet që po zhvillohen për Brexit, por tha se nuk duhet menduar vetëm që ta shmangin të keqën, por të mendojnë gjithashtu se ajo mund të ndodhë.

“Aq më shumë mendojmë se më e keqja duhet të shmanget, aq më shumë duhet të mendojmë se nuk është e pamundur që në fund të ndodhë”, ka thënë ai.

Një Brexit i ashtuquajtur i vështirë do të kishte “pasoja të tmerrshme, për Mbretërinë e Bashkuar në radhë të parë, por gjithashtu edhe për shumë rajone franceze”, shtoi ai, shkruan Euronews

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400