E përzë nënën 92-vjeçe nga shtëpia, dhe e mban të mbyllur për vite të tëra në një stallë derrash (Foto/Video)

22:41 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Një grua e moshuar që ishte mbyllur në një stallë derrash për vite të tëra, më në fund është liruar pasi gjendja e saj e mjerueshme është filmuar dhe shpërndarë nëpër mediat sociale.

92-vjeçarja  Yong, ka deklaruar se ishte mbyllur në një stallë të vogël të derrave, pasi i biri i saj dhe nusja e tij e kishin përzënë nga shtëpia, pasi që sipas tyre ajo nuk mund kontrollonte veten dhe shpesh urinonte rrobat e veta.

Ajo është filmuar brenda një stalle të vogël, pa krevat, batanije apo rroba të trasha, derisa personat që e kishin gjetur në gjendje të mjerueshme kanë pranuar se asaj i vinte era urinë dhe fekale.

Ajo ishte ushqyer përmes grilave të hekurta dhe për asnjë moment nuk ishte lejuar të dal jashtë, me një fjalë ishte mbyllur sikur të ishte ndonjë kafshë.

Videoja e shpërndarë në internet, ka zgjuar interesim të madh edhe te policia e qytetit Fengshan në pjesën jugore të Kinës, të cilët janë duke hetuar rastin.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400