E tmerrshme: Mjeku ia heq gabimisht dy gjinjtë pacientes

09:59 / E mërkure, 13 Qershor 2018

Si rezultat i këtij gabimi, ai pacientes së prekur ia ka amputuar të dy gjinjtë, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një tumor të vogël në majën e njërit gji që duhej operuar.

Para Gjykatës penale të Luganos, të martën ka filluar procesi gjyqësor ndaj një mjeku të Klinikës “Sant’Anna” në Sorengo të Luganos. Në vitin 2014, ai ia kishte hequr gabimisht dy gjinjtë pacientes. Në fillim të seancës gjyqësore, avokatët e tij kanë kërkuar prolongim të negociatave.

Akuza kirurgun e rëndon për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me neglizhencë, si dhe falsifikim të dokumenteve. Para veprimit të tij, ai nuk ishte siguruar ashtu siç e parasheh obligimi i tij, se cila paciente gjendet para tij, duke e zëvendësuar me një paciente tjetër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Si rezultat i këtij gabimi, ai pacientes së prekur ia ka amputuar të dy gjinjtë, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një tumor të vogël në majën e njërit gji që duhej operuar. Përpos kësaj, ai ishte përpjekur të justifikonte më vonë ndërhyrjen kirurgjikale në regjistrat përkatës të klinikës.

Prokuroria fillimisht kishte kërkuar urdhërdënim prej 120 mëditjeve dhe 3.000 franga gjobë. Por, ky urdhër ishte mohuar nga mjeku dhe tani gjendet përballë trupit gjykues. Në fillim të seancës gjyqësore, avokatët mbrojtës kanë kërkuar prolongim të negociatave gjyqësore, pasi “të drejtat e tyre mbrojtëse ishin dëmtuar rëndë”. Gjykata e ka refuzuar kërkesën e tyre, njofton më tej Albinfo.ch.

Nëpër mediat zvicerane, procesi ka shkaktuar reagime të shumta. E gjithë kjo, pasi gazetarët që zbuluan rastin, u paditën nga klinika për dëmtim të imazhit, por u liruan nga instanca e dytë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400