Edhe në Poloni opozita bllokon Parlamentin (FOTO)

11:10 / E enjte, 12 Janar 2017

 

Përfaqësuesit e shumicës qeveritare dhe të opozitës në Parlamentin polak, në mbledhjen që ka zgjatur deri mbrëmë vonë, nuk arritën marrëveshje për ndërprerje të “okupimit” të sallës kuvendore në Dhomën e poshtme të Parlamentit, që e filloi grupi opozitar i deputetëve më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Deputetët opozitar u vendosën për një gjest të tillë, për shkak se, sipas tyre, vendimet jodemokratike dhe joligjore të shumicës  në Parlament, të cilën e ka Partia populiste konservatore qeveritare E Drejtë dhe Drejtësi (PiS).

Rast i drejtpërdrejtë për fillimin e “okupimit” të sallës kuvendore nga ana e 30-të deputetëve opozitar ishte vendimi i shumicës qeveritare që ta kufizojë qasjen e gazetarëve në Parlament.

Lideri i PiS, Jarosllav Kaçinski e akuzoi opozitën për sjellje “jodemokratike” dhe “joligjore”, duke theksuar se të gjitha vendimet që i ka sjellur partia e tij bazohen në ligjdhënien aktuale polake.

Përderisa zgjatën negociatat për zhbllokimin e sallës së Dhomës së Poshtme, Dhoma e Epërme të Parlamentit, Senati, në të cilin PiS, gjithashtu ka shumicë, mbrëmë e miratoi Buxhetin për vitin 2017, në miratimin e të cilit opozita ashpër u kundërshtua, që pritet plotësisht  ta thellojë krizën më të madhe politike deri tani në Poloni nga ripërtëritja e demokracisë para 27 viteve.

Poland's opposition lawmakers protesting at the plenary hall in parliament building. in Warsaw, Poland, January 11, 2017. REUTERS/Slawomir Kaminski/Agencja Gazeta

20170111t183556z_1_lynxmped0a19x_rtroptp_4_polandpoliticsoppositionparliament polak-620x330

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400