Evakuohet ndërtesa ku do të mbahet samiti i BE-së për herë të dytë gjatë javës

16:24 / E mërkure, 18 Tetor 2017

 

Ndërtesa “Evropa”, në të cilën mbahet do të  samiti i vendeve të BE-së, është evakuar sot për herë të dytë në një javë.

Ngjarja ndodhi  vetëm dy ditë para fillimit të takimit dy-ditor të Bashkimit Evropian, njofton AFP, transmeton InfoPress.

Zyrtarët kanë thënë se po përgatiten për një samit të 28 udhëheqësve me theks në negociatat mbi Bregzit, dhe se pavarësisht nga incidenti, ata do vazhdojnë sipas planit.

“Pavarësisht nga kontrollet dhe masat paraprake, një incident i ri teknik ndodhi sot në një nga kuzhinat e ndërtesës ‘Evropa’.  Problemi teknik ndodhi në sistemin e ventilimit në kuzhinat e ndërtesës ‘Evropa’ dhe krijoi gazra të dëmshme në kuzhina duke bërë që shumica e stafit të mos ndihen mirë” , u tha në një deklaratë të Këshillit Evropian.

Në njoftim bëhet e ditur se zyrtarët policorë dhe të zjarrfikësve të Belgjikës kanë ndërhyrë dhe se stafi i sëmurë është dërguar në spital.

Ndërtesa në fjalë ishte evakuuar edhe javën e kaluar për arsye të njëjtë, ku 15 kuzhinierë ishin dërguar në spital për shkak të “tymit.” /Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400