Ekspertët ndërkombëtarë për armë kimike shkojnë në Douma

16:58 / E shtunë, 21 Prill 2018
Ekspertët ndërkombëtar të armëve kimike më në fund kanë shkuar në bazën e dyshuar për armë kimike në Siri, shkruan BBC.

Skuadra nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka lënë Damaskun dhe ka shkuar në Douma të shtunën – vendi ku ishte ndërmarrë sulmi me armë kimike, njofton Klan Kosova.

Shtetet perëndimore thonë se qeveria e Sirisë ka udhëhequr një sulm kimik në këtë qytet me shtatë prill, duke shkaktuar disa vdekjeje.

Por, Siria dhe Rusia, që e kontrollojnë qytetin, e kanë mohuar sulmin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400