Erdogan: SHBA po i armatos grupet terroriste

20:15 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sulmoi sërish Shtetet e Bashkuara, duke i kritikuar për mbështetjen e luftëtarëve kurdë në Siri, e një seri tjetër çështjesh problematike mes dy vendeve.

Erdogan akuzoi Uashingtonin se po i jep armë falas një organizate terroriste, duke iu referuar “YPG”-së, një prej aleatëve kyç të SHBA-ve në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri.

SHBA dhe Turqia po përballen ashpër prej një jave, pas arrestimit të një nëpunësi të Konsullatës amerikane në Turqi.

Gjatë një fjalimi në kryeqytetin Ankara, Erdogan akuzoi SHBA-të se po dërgojnë 3.500 kamionë me armë në Siri dhe se ato po përdoren nga “YPG”-të për të rrethuar Turqinë.

“Kush thotë se korridori i terrorit që SHBA-të po tentojnë të formojë në kufirin tonë jugor është për të luftuar Shtetin Islamik? A mund të ketë diçka të tillë? Kjo është një gënjeshtër, sepse korridori synon të rrethojë Turqinë”, tha Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan akuzoi drejtpërdrejt John Bass, ambasadorin amerikan në Turqi, për përkeqësimin e raporteve, e tha se Shtetet e Bashkuara po sakrifikojnë një aleat strategjik për hir të diplomatit. Presidenti turk tha gjithashtu se vendimi i SHBA-ve për të pezulluar thuasje plotësisht vizat me Turqinë është i padrejtë dhe nuk respekton të vërtetën.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400