Erdogan thotë se mbrëmë kishte një komplot

19:15 / E premte, 20 Prill 2018

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se dhuna e mbrëmshme e shkaktuar në ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit, ka të bëjë me një komplot, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët në Stamboll, Erdoğan tha se kjo është përtej terrorizmit në futboll.

“Do të duhet të jem pak më konkret, këtu kishim të bëjmë edhe me një komplot”, tha kreu i shtetit turk.

Erdoğan tha se mbrëmë ka marrë në telefon trajnerin e Beshiktashit, Shenoll Gynesh, të cilit i ka dëshiruar shërim të shpejtë, për të shtuar se “është e pamundur të falet ajo çfarë iu bë atij”.

“Disa njerëz e organizuan këtë dhunë nga tribunat. Kjo nuk ndodhi në mënyrë spontane”, tha presidenti i Turqisë.

Rikujtojmë se ndeshja e mbrëmshme e gjysmëfinales së kupës së Turqisë, mes Fenerbahçe dhe Beshiktashit u ndërpre në minutën e 57 për shkak të trazirave.

Referi Mete Kalkavan vendosi të pezullojë ndeshjen pasi tifozët e Fenerbahçes goditën në kokë me gjësende të forta trajnerin e Beshiktashit, Shenoll Gynesh.

Nga shkaku i lëndimit, trajneri turk përfundoi me të qepura në kokë, pas çka u transferua në spital nga ku u lëshua mëngjesin e sotëm

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400