Fillon zbarkimi i armatimit: Shqipëria kryeqendër për bazat e SHBA’së dhe NATO’s

00:25 / E shtunë, 21 Prill 2018

 

Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-së, ku tani më kanë filluar të zbarkojnë arsenalin.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë vizitës në SHBA zhvilloi një takim me sekretarin e Mbrojtjes James Mattis. Gjatë takimit Xhaçka kërkoi nga SHBA që NATO të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri për të demonstruar se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët.

Ministrja shqiptare u sugjeroi amerikanëve të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria paraqiti disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare në mënyrë dypalëshe me SHBA ose NATO-n. Aktualisht SHBA ka një bazë ushtarake në Kosovë, ndërsa krijimi i bazave tjera në Shqipëri do të thotë më shumë të ardhura.

Bien dakort, Shqipëria dhe Amerika të sjellin 3 baza Amerikane në Shqipëri, priten të vijnë në Shqipëri muajin Maj të këti viti, 120 avion ushtarak, 10 mij blinda, lloj lloj mjetesh e sisteme raketore, Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkani kundër RUSISË. Sot në Shqipëri erdhen 33 helekoptera Apaçë në Zadrime të Lezhës, për mbrojtjën e tyre në tunele, priten të vijnë edhe 120 avion dhe blinda.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400