Flet biri i gazetares së vrarë, e quan vendin e vet shtet mafioz

15:52 / E martë, 17 Tetor 2017

 

Biri i një gazetareje hulumtuese të vrarë në një sulm me bombë në Malta e ka denoncuar, siç ka thënë ai, shtetin mafioz për vrasjen e nënës.

Daphne Caruana Galizia, 53-vjeçare, u vra të hënën në një shpërthim pak pasi kishte dalë nga shtëpia në Bidnija, afër Mosta, transmeton Express.

Ajo njihej për shkrimet në të cilat i akuzonte për korrupsion politikanët e rëndësishëm.

“Nëna ime u vra sepse qëndronte në mes të sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelnin atë”, ka thënë biri i saj Matthew, i cili ndodhej afër shpërthimit.

Në një shkrim të gjatë në rrjetin social Facebook, të publikuar pak orë pasi kishte tentuar ta shpëtonte nënën nga makina që po digjej, ai e akuzoi policinë e Maltës për paaftësi dhe qeverinë për mosndëshkueshmeri.

“Kur institucionet e shtetit janë të paafta, personi i vetëm që ngrihet në këmbë është zakonisht gazetari”, ka shkruar Matthew Caruana Galizia, i cili është gazetar, po ashtu.

“Po, kështu jemi ne: një shtet mafioz ku mund ta ndryshosh gjininë në letërnjoftim (faleminderit Zot për këtë!) por ku do të hidhesh në erë dhe bëhesh copa-copa për shkak të ushtrimit të të drejtave themelore”, ka shtuar ai

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400