Foto prekëse nga Gaza: Një fëmijë 8-muajsh pjesë e viktimave

14:50 / E martë, 15 Maj 2018

Laila Anëar al-Ghandour, e vogla vetëm 8 muajshe është një ndër dhjetra viktimat që humbi jetën nga sulmi me gaz lotsjellës bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i Gaza.

 Numri i viktimave palestineze nga përleshjet me forcat izraelite përgjatë kufirit të Rripit të Gazës ka shkuar në 60

Presidenti Palestinez Mahmoud Abbas ka bërë thirrje banorëve të Bregut Perëndimor të mbajnë një grevë të përgjithshme sot në nder të të vrarëve në Rripin e Gazës.

Shkollat, universitetet, bankat dhe bizneset publike dhe private do të qëndrojnë të mbyllura sot që përkon dhe me 70-vjetorin e asaj që palestinezët e quajnë “Nakba” apo “Katastrofa”, që shënon zhvendosjen masive të palestinezëve pas krijimit të shtetit të Izraelit.

Ushtria izraelite ka thënë se janë të përgatitur për konfrontime të mëtejme sot. Nga ana tjetër grupet palestineze kanë lënë të kuptohet se ata do të ndërpresin protestat, raporton BBC.

Protestat e 14 majit u zhvilluan në kohën kur Shtetet e Bashkuara hapën amabsadën në Jerusalem. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se në protestat e 14 majit, po ashtu janë plagosur 2,700 persona.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400