Fotografi guximtar që i nxori një fytyrë tjetër ushtrisë së Kim Jong un

01:21 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Koreja e Veriut, një vend i izoluar në shumë forma dhe me në krye me një udhëheqës si Kim Jong un çdo gjë e ka të kufizuar, dhe dënime shumë të mëdha për ata që s’u binden urdhërave.

Ajo çka e veçon këtë vend është ushtria dhe rregulli i saj si ndër më të fuqishmet dhe të rreptat, mirëpo një fotograf ka arritur të bëj disa fotografi që dëshmojnë të kundërtën, transmeton gazetametro.net

Të nxjerrësh pamje nga jeta e përditshme nga Koreja e Veriut është shumë e vështirë, aq më pak kur bëhet fjalë për ushtrinë e këtij vendi.

Por fotografi Pierre Depont ia ka arritur këtij qëllimi dhe imazhet që ai sjell pasqyrojnë një realitet krejt ndryshe nga sa jemi mësuar.

Të qeshur para kameras, duke pirë një cigare, duke u çlodhur me miqtë, apo duke u argëtuar në dasma, lufta duket se është gjeja e fundit që u shkon në mendje ushtarëve të Koresë së Veriut.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400