Fotografia ‘selfie’ ia merr jetën çiftit

09:08 / E mërkure, 13 Qershor 2018

Një çift ka vdekur pasi ka bërë një fotografi selfie në një vend të bukur turistik të Portugalisë, shkruan The Guardian.

Çifti nga Britania dhe Australia kanë rënë nga një mur prej nga mund të shihej një pamje piktoreske e plazhit të Praia dos Pescadores në Ericeira, një vend jashtëzakonisht i bukur në pjesën perëndimore të Portugalisë.

“Gjithçka tregon që personat kanë rënë nga muri ndërkohë që po tentonin të bënin selfie”, kanë thënë autoritetet portugeze, duke shtuar që në vendin e ngjarjes u gjet një telefon.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit humbin jetën nga pakujdesia duke tentuar që të marrin pozicione sa më të mira për fotografinë selfie.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400