Franca dhe Amerika përforcojnë luftën kundër financimit të terrorizmit

19:43 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

 

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire zhvilloi sot një takim me sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin për të biseduar për përforcimin e luftës kundër financimit të terrorizmit, sipas një komunikate të përbashkët të dy ministrave.

Dy personalitetet u takuan në Uashington në kuadër të mbledhjeve të vjeshtës të FMN-së dhe të Bankës Botërore dhe kanë vendosur të thellojë bashkëpunimin e tyre në identifikimin dhe përcaktimin e individëve apo njësive të reja për të shënjestruar, thuhet në këtë komunikatë.

Dy vendet do të koordinojnë gjithashtu përpjekiet e tyre për të përforcuar më shumë mjetet dhe pajisjet e Grupit të Veprimit Financair Ndërkombëtar (GAFI).

GAFI, që mbledh 35 vende, është i ngarkuar të luftojë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400