Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

20:37 / E hëne, 30 Korrik 2018

Parlamenti i Francës ka miratuar një ndalesë për përdorimin e telefonave mobil në shkolla.

Sipas ligjit të miratuar sot, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet nëpër shkollat të mësimit parafillor, fillor dhe në shkollat e mesme.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte bërë fushatë për ndalimin e përdorimit të telefonave mobil në shkolla.

Nxënësit francezë deri më tash nuk ishin lejuar që të përdornin telefonat e tyre gjatë orëve mësimore dhe çdo shkollë, kishte rregullat e veta, nëse do t’i lejonte apo jo që nxënësit që të përdornin telefonat, përcjell REL.

Por, me ligjin e ri të miratuar do të ndalohet që telefonat të përdoren në çdo shkollë të Francës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400