Franca thotë se dëshmitë e sulmit në Duma “ka gjasa të zhduken”

15:13 / E martë, 17 Prill 2018

Qeveria franceze thotë se ka “shumë gjasa” që dëshmitë për sulmin e dyshuar kimik në Duma të Sirisë të “zhduken” përpara se ekspertët të arrijnë në atë zonë.

Duke akuzuar Rusinë dhe Moskën për mohimin e qasjes së ekspertëve në Duma që të kryejnë hetime, lidhur me sulmin e dyshuar kimik, Minsitria e Jashtme e Francës tha se “ka shumë gjasa që dëshmitë dhe elementet esenciale do të zhduken nga vendngjarja, e cila kontrollohet nga ushtritë e Rusisë dhe Sirisë”, transmeton agjencia AFP.

Rusia ka mohuar se ka tentuar që të pengojë hetimin dhe ka thënë se inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, do të vizitojnë Dumën të mërkurën.

Në deklaratën e ministrisë franceze po ashtu thuhet se “është e rëndësishme që Siria të mundësojë qasje të pakufizuar, sipas kërkesës së Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike”, në mënyrë që inspektorët e kësaj organizate të vizitojnë vendin ku ndodhi sulmi i dyshuar kimik dhe të intervistojnë njerëzit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400