Gaza, priten përleshje të reja pas vrasjes së 55 personave

12:12 / E martë, 15 Maj 2018

Protesta të reja kundër Izraelit priten në territoret palestineze, një ditë pasi trupat izraelite vranë 55 persona në gaza.

E marta shënon përvjetorin e 70 të asaj që palestinezët e quajnë Nakba, apo katastrofa, që bëri që me mijëra vetë të largoheshin gjatë krijimit të izraelit në 1948. Tensionet do të jenë veçanërisht të larta në Gaza ku funeralet e viktimave të përleshjeve të së hënës pritet të mbahen gjatë ditës.

Dhuna erdhi ndërsa SHBA hapi ambasadën e kontestuar në Jeruzalem. Zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi ka zemëruar palestinezët që pretendojnë Jeruzalemin lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, shkruan rel.

Ata e shohin lëvizjen e SHBA si një mbështetje të kontrollit izraelit mbi të gjithë qytetin, që në fakt Izraeli e konsideron kryeqytetin e tij të pandashëm. Zyrtarët palestinezë thanë se përveç të vrarëve, rreth 2700 persona të tjerë janë lënduar në dhunën e së hënës dhe besohet se kjo ishte dita më vdekjeprurëse në gaza që nga 2014.

Kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu tha se ushtria po vepronte në vetëmbrojtje ndërsa lideri i autoritetit palestinez e konsideroi atë që ndodhi, një masakër. Kombet e bashkuara ndërkohë folën për shkelje të rënda të të drejtave njerëzore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400