Gazeta me fotot e presidentit si letra higjienike, policia në aksion

08:09 / E premte, 25 Maj 2018

Policia lokale në Turkmeni po inspekton tualetet për prova se banorët lokalë mund të kenë përdorur gazeta që mbanin fotot e presidentit Gurbanguly Berdimuhamedov për t’u fshirë.

 Policia në rajon, ka instruktuar oficerët të kontrollojnë tualetet në vendet publike, por edhe shtëpitë private dhe të gjejnë prova që njerëzit kanë përdorur gazetat me fotot e presidentit si letër higjienike, shkruan një uebsajt me qendër në Moskë, fergana.ru, i njohur për raportimet e tij të besueshme nga Turkmenistani.

Ka ndërkohë një person të caktuar në çdo vendgrumbullim mbeturinash, puna e të cilit është të inspektojë plehrat, dhe të kërkojë për gazeta me fotot e presidentit që mund të jenë përdorur si letër higjienike, e më pas të përcaktojë shtëpinë ku ajo është përdorur e t’ia raportojë atë policisë, shkruan Fergana.

Personat që mund ta kenë bërë një gjë të tillë, konsiderohen fajtor për prishjen e imazhit të presidentit. Por, sipas burimeve të tjera, banorët e Turkmenistanit, të varfëruar nga një krizë ekonomike në zhvillim, janë të predispozuar të mos shpenzojnë paratë për letra higjienike, përcjell TCh.

Përse të blejnë letër higjienike nëse kanë gazetat, tek të cilat banorët në Turkmenistan janë të detyruar të abonohen. Dhe për më tepër, është e vështirë të mos fshihesh me fotot e liderit të Turkmenistanit, pasi ato dominojnë çdo gazetë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400