Gjendet kanabis në oborrin e parlamentit të Japonisë

17:53 / E premte, 22 Qershor 2018

Bimë kanabisi janë gjetur duke u rritur në oborrin e parlamentit japonez në Tokio.

Japonia ka ligjin e rreptë kundër drogave dhe posedimit të tyre që mund të ketë dënim me burgim deri në pesë vjet.

Katër bimë kanabisi janë nxjerrë pasi janë zbuluar nga një vizitor. BBC raporton se ende nuk është e qartë se si kanë mbirë.

Një zyrtar i parlamentit ka thënë se farat e kanabisit ka mundur t’i sjellë era ose ndonjë shpend.

Do të ketë edhe një vizitë të zyrtarëve kundër drogës për t’u siguruar se bimët nuk do të dalin më.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400