Gjendja e jashtëzakonshme në Virxhinia pas protestave të dhunshme

23:22 / E shtunë, 12 Gusht 2017

 

 

 

Në Virxhinia po zhvillohen protesta dhunshme të supremacistëve të bardhë, të cilëtu u përleshën me kundërprotestues në rrugët përreth një parku, ku po mbahej një miting, njofton Zëri i Amerikës.

Presidenti Trump e dënoi dhunën në protesta me një koment në Twitter. “Nuk ka vend për këtë lloj dhune”, shkruante Presidenti.

Videot e marra gjatë incidenteve të ndryshme, paraqesin demonstrues me mburoja, duke u përleshur me protesuesit e palës kundështare, po ashtu të pajisur me mburoja, ndërsa marshonin në qytetin e Sharlotsvillit.

Guvernatori i Virxhinias Terry McAuliffe tha në Twitter se kishte deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme “për t’i ardhur në ndihmë shtetit, që t’i përgjigjet dhunës që ndodhi në një miting të ekstremit të djathtë në Sharlotsville”.

“Aktet e retorikës në Sharlotsville gjatë 24 orëve të fundit janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund. E drejta e fjalës nuk është e drejtë për dhunë” – shkruante guvernatori i Virxhinias.

Protestat filluan mbrëmë në Universitetin e Virxhinias. Ato u bënë të dhunshme dhe e detyruan guvernatoin e shtetit t’i paralajmëronte njerëzit të largohen nga kampusi i Universitetit. Protesuesit mbanin në duar pishtarë dhe thërrisnin “jeta e të bardhëve është e rëndësishme’, një shprehje që të kujton thirrjet në protestat kundër racizimit dhe diskriminimit të afrikano-amerikanëve.

Në protestat që po mbahen sot me temën “Bashkohuhi për të drejtat”, thuhet se po marrin pjesë 2 mijë deri në 6 mijë vetë.

Protestat po organizohen pas zemërimit që ngjalli një plan për heqjen e një statuje të gjeneralit të periudhës së Luftës Civile Amerikane, Robert E. Lee, i cili ishte komandant i ushtrisë së Konfederatës së Virginias Veriore në vitet 1862 deri në 1865.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400