Gjermania “nën zjarr”, Turqia përdor tanket gjermane në Afrin

00:55 / E mërkure, 24 Janar 2018

 

Qeveria e Gjermanisë është duke u ballafaquar me kritika të mëdha dhe me thirrjet për të ndaluar eksportete e armëve në Turqi, pasi u raportua se tanket gjermane po përdoren në ofensiven turke kundër YPG-së kurde në Afrin.

Disa politikanë gjermanë kanë kërkuar që të ndërpriten marrëveshjet e miratuara për përmisimin e rezervave, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Forcat e udhëhequra nga Turqia filluan një sulm në veri-perëndim të Sirisë gjatë mëngjesit të së shtunës.

Tensionet vijnë disa javë pasi ministrat e jashtëm të dy vendeve u zotuan se do të përmisojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Marrëdhëniet mes dy anëtarëve të NATO-s janë përkeqësuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit.

Rapotet sugjerojnë se Berlini po leviz që të miratojë një kërkesë të bërë nga Turqia në lidhje me prodhuesin e armëve gjermane Rheinmetall për të përshtatur modelet Leopard 2 për t’i mbrojtur më mirë ato nga eksplozivët.

Ato mendohet se janë përdorur nga Turqia kundër Shtetit Islamik në Siri, por ekspertët e mbrojtjes kanë spekuluar se imazhet e fundit të përcjellura nga operacioni “Dega e Ullirit” tregojnë tanket gjermane që po përdoren kundër kurdëve.

Ushtria turke gjatë ditës së sotme ka deklaruar se ka vrarë 206 kurdë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400