Gjidhënia në publik tani është legale në çdo shtet amerikan

08:54 / E martë, 31 Korrik 2018

​Gratë vazhdimisht janë kritikuar për gjidhënien në publik, mirëpo që nga tani një gjë e tillë është krejtësisht legale në çdo shtet të Amerikës.

 

Për vite kanë qenë vetëm dy shtetet – Utah dhe Idaho, që nuk kishin ligje për mbrojtjen e nënave që kishin nevojë të kryejnë gjidhënien në publik. Mirëpo, me legjislacionin e ri edhe këto dy vende e kanë rregulluar këtë gjë, përcjell ksp.

“Një grua e ka të lejuar t’i jap gji fëmijës në çdo vend në publik”, thuhet në ligjin e ri, pasi u largua pjesa që i lejonte gruas që ta kishte gjirin e zbuluar gjatë gjidhënies.

Me disa paqartësi të vogla, tani është zyrtarisht legale gjidhënia në 50 shtetet amerikane. Amerika u bashkohet Britanisë së Madhe, Australisë në mbrojtjen që ato sigurojnë për nënat ushqyese.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400