Gjyshi rrah mbesën në dyqan vetëm pse nuk priti në radhë që të paguaj pijen (Video, +16)

10:05 / E mërkure, 16 Maj 2018

Një burrë i moshuar është filmuar duke goditur pa ndërprerë mbesën e tij, e cila raportohet nuk e lejoi atë të presë në radhë në një dyqan qaji në Kinë.

Kjo sjellje e këtij gjyshi ka shkaktuar zemërim tek qytetarët që kanë pasur rastin ta shohin videon e publikuar në rrjetet sociale në Kinë, transmeton Telegrafi.

Ky burrë raportohet se ishte munduar ta bindë mbesën që të mos futet në radhë pa pritur, për të paguar një pije që ajo e kishte marrë për të dy.

Dhe pasi që punonjësja refuzoi ta shërbej, vogëlushja insistonte që ta bëjë një gjë të tillë duke shpërfillur të tjerët që po prisnin.

Megjithatë, ky veprim nuk i pëlqeu aspak gjyshit të saj i cili filloi ta godasë dhe t’ia shkulë flokët. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Yiëu në provincën kineze Zheijang.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400