Grabitja spektakolare e hotelit, policia gjen bizhuteritë e vjedhura

12:28 / E premte, 12 Janar 2018

 

Policia franceze arriti t’i gjejë bizhuteritë e grabitura gjatë mësymjes spektaklore të hotelit Ritz në kryeqytetin francez.

Nga sa shpjegojnë autoritetet, njërit prej personave të maskuar që mbollën panik në “Place Vendome”, i ka rënë çanta me gurët e çmuar pasi po largohej me motoçikletë nga vendngjarja, por rrugës u përplas padashur me një kalimtar.Vlera e artikujve të çmuar të argjendarisë llogaritet në 4,5 milionë euro. Vjedhja e denjë për një film aksion e vendosi hotelin superluksoz në vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Tre prej autorëve u prangosën shumë shpejt pas episodit, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim nga forcat e rendit.

Një pjesë e personave të prekur nga ngjarja, në fakt, fillimisht menduan se mos bëhej fjalë për një sulm terrorist. Aktet e terrorit e kanë munduar shumë Francën këto vitet e fundit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400