Gruaja myslimane indiferente ndaj kufomave në sulmin e Londrës, zbulohet kush fshihet pas fotos që tronditi rrjetin

13:44 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Fotografia e së resë me shami e cila është postuar në një nga 2700 llogaritë falso të krijuara nën hijen e Kremlinit është një përpjekje e Rusisë për të shpërndarë fake news dhe për të influencuar në politikën britanike dhe amerikane.

Kjo ka shkaktuar dhe një reagim të ashpër nga kryeministrja britanike Teresa May e cila ka sulmuar Putinin dhe ndërhyrjen ruse në demokracinë perëndimore.

Fotografia e gruas myslimane që flet në telefon teksa është duke ecur pranë viktimave të sulmit në urën Westminster në Angli u bë virale në Twitter si një simbol i indiferencës së islamikëve përkundrejt tmerrit të sulmit të 22 marsit. Nuk patën vlerë as shpjegimet e autorit të fotos, 28-vjeçarit Jamie Lorriman, i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur vajzën, duke thënë se e reja me hijab në realitet ishte e tronditur dhe e traumatizuar.

Versioni më i shpërndarë në Twitter ishte ai që u shpërnda me foton e etiketuar #Ban Islam që thoshtë :” Gruaja myslimane nuk kushton as vemendjen me të vogël për tmerrin e sulmit, ecën qetësisht afër nëj burri që po vdes dhe kontrollon telefonin e saj, shkruan corriere

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400