Gruaja proteston e zhveshur para presidentit të Çekisë

00:04 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman derisa ishte duke u përgatitur të votonte në sot në zgjedhjet presidenciale, një grua e hoqi këmishën e saj dhe qëndroi e zhveshur përballë tij, duke thirrur në gjuhën angleze “Zeman është lavire e Putinit”.

Gruaja doli nga turma e gazetarëve në një qendër votimi në Pragë, duke qëndruar për ballë presidentit Zeman, i cili ishte duke përgatitur dokumentin e identifikimit për të votuar, raporton Reuters.

Ajo ngriti duart lartë, duke treguar sloganin e shkruar në gjoksin e saj, para se anëtarët e sigurimit të presidentit ta rrëzonin atë në tokë.
Zeman u nxjerr shpejt nga salla e votimit dhe pastaj u kthye për të përfunduar votimin.

Një grup ndërkombëtar i femrave nga Ukraina, në një deklaratë në faqen e saj, tha se gruaja ishte Angelina Dias, shtetase e Ukrainës. Qytetarët çek sot dhe nesër votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400