Hahn: Viti 2025 nuk është larg për vendet që duan t’i bashkohen BE’së

22:07 / E hëne, 30 Korrik 2018

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, ka thënë se viti 2025 nuk është larg për vendet të cilat dëshirojnë t’i bashkohen BE-së duke theksuar se thelbësore është zbatimi i reformave.

“Nëse marrim parasysh procedurat e nevojshme duhet ta pranojmë se kjo datë është shumë ambicioze por edhe e arritshme. Duhet të theksohet se zbatimi i reformave është thelbësore”, është shprehur Hahn.

Hahn ka shtuar se Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së dhe se i përket Evropës në terma gjeografik, historik dhe kulturor, përcjell lajmi.net.

“Është në interesin e BE-së për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”.

Hahn ka theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë progres gjatë vitit të kaluar, me shpejtësi dhe intensitet të ndryshëm.

“Mali i Zi dhe Serbia janë aktualisht në krye të garës”, ka përfunduar Hahn.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400