Holanda parandalon një sulm ndaj konsullatës turke

19:42 / E hëne, 16 Prill 2018

 

 

Arrestohen katër të dyshuar për planifikim të sulmit.

Prokurorët holandezë kanë arrestuar katër burra të dyshuar për planifikim të një sulmi ndaj konsullatës turke në Roterdam.

Përmes një deklarate, zyra e prokurorisë kombëtare ka identifikuar katër të arrestuarit si marokieno-holandezë dhe ka njoftuar se dëshmitë për komplotin e tyre janë zbuluar nga përgjimi i një tjetër të arrestuari në 2017.

Tre prej të arrestuarve do të sillen para gjykatës këtë javë, ndërsa i katërti është arrestuar në Belgjikë dhe do të ekstradohet, deklaruan prokurorët.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400