Hungaria dënon bandën përgjegjëse për 71 migrantët e vdekur në kamion

18:12 / E enjte, 14 Qershor 2018

Katër burra janë dënuar secili me nga 25 vjet burgim në Hungari për shkak të 71 migrantëve të vdekur që janë ngufatur në një kamion të mbyllur në gusht të vitit 2015.

Policia ka gjetur trupat e viktimave të kamion, i cili ishte regjistruar në Hungari dhe ishte braktisur në një fshat austriak.

Ky rast ka ndodhur në kohën e krizës së migrantëve në Europë.

Një afgan i identifikuar si lideri i ekipit është dënuar me 25 vjet burgim, ashtu sikur tre burrat tjerë bullgarë që kanë bashkëpunuar në këtë rast.

Dhjetë persona të tjerë janë ndëshkuar me dënime tjera më të vogla, pasi janë shpallur fajtorë për kontrabandim me njerëz.

Më 2015, Europa Qendrore është përballur me fluks të migrantëve, shumica prej tyre nga Siria dhe zona tjera të konfliktit.

Të akuzuarit mund të apelojnë vendimin e gjykatës.

Shumica prej tyre kanë shprehur keqardhje gjatë shpalljes së dënimeve në qytetin Kecskemet, derisa tre burrat bullgarë janë dënuar në mungesë. (REL)

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400