Iluminati ekziston, kjo është dëshmia që e konfirmon!

14:13 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Ish ministri i mbrojtjes së Kanadasë ka bërë një deklaratë tronditëse se “Illuminati” është i vërtetë dhe po drejton fshehurazi botën duke bërë “triliona” nga industria e naftës.
Paul Hellyer, ish-ministër i mbrojtjes së Kanadasë, besohet të jetë politikani më i lartë që ka mbështetur haptazi teorinë e Iluminatit

94-vjeçari tha se anëtarët e saj të pasur vazhdojnë të bëjnë luftëra të panevojshme dhe të përqëndrohen në fitime, në vend që të ndihmojnë planetin.

Hellyer beson se grupi ka teknologjinë për të ndryshuar efektet e ndryshimeve klimatike, por nuk do ta bëjë këtë, pasi shumë nga anëtarët e saj janë milionerë të industrisë së naftës.

Illuminati thuhet se është një grup njerëzish të fuqishëm që shumë nga teoricienët të konspiracionit thonë se fshehurazi kontrollon ekonominë botërore.

Sipas Hellyer, shumë nga anëtarët e saj të pasur kanë investuar shumë në industrinë e naftës.

Ish ministri gjithashtu beson se “të paktën katër lloje të të huajve” kanë vizituar Tokën për dekada duke pretenduar se autoritetet janë vazhdimisht në diskutime me ambasadorët jashtëtokësorë.

Kritikët e Hellyerit kanë hedhur poshtë pretendimet e tij duke i cilësuar si të “pabaza”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400