India miraton dënimin me vdekje për rastet e përdhunimit të fëmijëve

15:43 / E shtunë, 21 Prill 2018
Qeveria në Indi ka miratuar një urdhëresë ku kërkohet që për rastet e përdhunimit të fëmijëve, të aplikohet dënimi kapital.
 

Kryeministri Narendra Modi ka njoftuar se Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga krimet seksuale do t’i shtohet amendamenti i dënimit me vdekje, për personat që dhunojnë seksualisht fëmijët nën moshën 12-vjeçare.

Sipas ligjit të deritashëm në Indi, dënimi makismal për përdhunimin e fëmijëve ishte dënimi me burg të përjetshëm, transmeton DPA.

India është përballur me raste të shumta të dhunimit seksual të fëmijëve. Vetëm gjatë kësaj jave, janë raportuar katër raste të përdhunimit të vajzave minorene.

Kritikat e shumta dhe protestuesit që kanë kërkuar nga Qeveria masa më të rrepta ndaj këtyre krimeve, thuhet se kanë sjell vendimin për aplikimin e dënimit kapital.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400