Iraku nis ofensivë të re kundër ISIS-it

23:27 / E enjte, 05 Janar 2017

 

Forcat irakiane filluan sot një ofensivë për të rimarrë disa qytete perëndimore pranë kufirit me Sirinë që janë nën kontrollin e grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS), njoftoi një përgjegjës i ushtrisë.

“Forcat qeveritare, të mbështetura nga luftëtarët e fiseve në rajon, filluan sulmin me synim rimarrjen e qyteteve të Anah, Rawa dhe Al-Qaim në provincën perëndimore të Irakut, Anbar”, theksoi brigadieri Abdul-Karim al-Zawbai, përcjell Atsh.

Vitin e kaluar, forcat irakiane, të mbështetura nga fuqia ajrore amerikane, rimorrën qytetet kryesor të Anbarit nga kontrolli i ISIS-it, Ramadin dhe Falluxhan.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400