Japonezët sfiduan temperaturat e ulëta, lahen me ujë të ftohtë (Video)

19:45 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Shumë besimtarë të fesë Shinto, sfiduan temperaturat e ulëta, për t’u bërë pjesë të festivalit që u zhvillua në Tokio të Japonisë.

Pjesëmarrësit që kishin vetëm brekë, kryen disa rituale vallëzimi, ndërsa më pas hodhën vetës ujë të ftohtë.

Festivali i përvitshëm që zgjatë dy ditë, zhvillohet në nderim të Daikoku, që konsiderohet si prijësi drejt të ardhmes.

Deri më tani, nuk lejohej pjesëmarrja nën moshën 20-vjeçare, ndërsa tani është larguar kjo ndalesë.

Gjatë këtij muaji, temperaturat në kryeqytetin japonez bien nën zero dhe këtë më së miri e tregojnë trupat e këtyre besimtarëve.

Me anë të kësaj ceremonie të quajtur Kanda Myojin, ata besojnë se iu pastrohet shpirti dhe iu sjellë begati.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400