Japonia planifikon të ulë moshën madhore

10:37 / E mërkure, 14 Mars 2018

Një propozim-ligj i ri në Japoni parasheh që fëmijët të konsiderohen të rritur sapo t’i bëjnë 18 vjet dhe jo 20, siç është aktualisht.

Nëse ndryshimi, që mbështetet nga qeveria, miratohet, 18-vjeçarët do të mund të martohen, të nënshkruajnë kontrata dhe të marrin kredi pa miratimin e prindërve të tyre.

Por, ata nuk do të mund të thithin duhan, të pinë alkool apo të luajnë bixhoz deri në moshën 20-vjeçare.

Nëse parlamenti voton në favor të ligjit, ai do të hyjë në fuqi në vitin 2022.

Ky do të jetë ndryshimi i parë i ligjit që përcakton moshën madhore prejse është hartuar në vitin 1876.

Ministritë e Arsimit dhe të Drejtësisë kanë thënë se do t’i edukojnë adoleshentët rreth përgjegjësive që do të vinin me ndryshimin. /rel/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400