Jemen, luftime të ashpra mes forcave pro-qeveritare dhe rebelëve

10:30 / E enjte, 14 Qershor 2018

Luftime të ashpra u raportuan në Jemen, pasi forcat pro-qeveritare, të mbështetura nga një koalicion që udhëheq Arabia Saudite, nisën një ofensivë në qytetin Hudajdah, i cili kontrollohet nga rebelët Huthi.

Hudajdah është porti ku arrijnë shumica e ndihmave humanitare.

Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se katër ushtarë të saj janë vrarë, ashtu si edhe 22 rebelë Huthi.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot bisedime urgjente për situatën.

Është hera e parë që koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite bën përpjekje të marrë kontrollin e një qyteti mirë të mbrojtur në Jemen, shkruan rel.

Rreth tetë milionë njerëz janë në rrezik nga uria në vendin e shkatërruar nga lufta.

Agjencitë e ndihmës paralajmëruan se luftimet në Hudajdah mund të shkaktojnë katastrofë humanitare.

Konflikti në Jemen ka shpërthyer që nga fundi i vitit 2014, kur rebelët Huthi dhe aleatët e tyre kanë kapur pjesët veriperëndimore të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana, dhe kanë detyruar presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400