Jep dorëheqje ambasadori amerikan në këtë shtet

01:55 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Ambasadori i SHBA-ve në Panama ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke i shkruar në një letër dorëheqjeje Departamentin e Shtetit, ku ka theksuar se ai nuk mund të shërbejë më në administratën Trump, raporton Independent.

Departamenti i Shtetit i SHBA konfirmoi largimin e John D Feeley, duke thënë se ai vendosi të “dalë në pension për arsye personale, që nga 9 marsi i këtij viti”.

“Uunë nënshkrova një betim për t’i shërbyer me besnikëri Presidentin dhe administratës së tij në një mënyrë apolitike, edhe kur nuk mund të pajtohem me politika të caktuara… Instruktorët e mi më bënë të qartë se nëse besoja se nuk mund ta bëja këtë, unë do të isha i nderuar që të jepja dorëheqjen. Kjo kohë ka ardhur”, thuhet mes tjerash në letrën e dorëheqjes së ish ushtarakut, i cili para se të bëhej diplomat, pilotonte helikopterët.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400