“Jo nazistave!” Në Austri protestohet kundër qeverisë

01:44 / E diell, 14 Janar 2018

 

Rreth 20 mijë njerëz janë mbledhur në kryeqytetin austriak për të protestuar kundër qeverisë së re, që në koalicion për përfshin edhe Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë, e cila u themelua nga ish-nazistët.

Disa protestues mbanin në dorë pankarta në të cilat shkruhej “Kurrë më”, ndërsa të tjerët në kor këndonin “Refugjatët të qëndrojnë, të dëbohen nazistët”, transmeton portali arbresh.info

Policia austriake tha se rreth 1 mijë policsë ishin në detyrë në ngjarjen që përfundoi në mënyrë paqësore.

Në protestë kanë marrë pjesë nga studentët deri tek pensionistët, bëjnë të ditur mediat austriake.

Muajin e kaluar, FPO hyri në qeveri si partneri më i vogël i koalicionit të konservatorëve OVP të Kancelarit Sebastian Kurz pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat të dy u zotuan për të ndaluar emigracionin e paligjshëm dhe për të luftuar Islamin radikal

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400