Kaos mes emigrantëve, 4 të mbytur në det

19:46 / E martë, 17 Korrik 2018

Italia ka pranuar strehimin e rreth 500 klandestinëve të shpëtuar nga anijet e Frontex por përplasjet e krijuara dhe masat e marra kanë bërë që mes emigrantëve të paligjshëm të krijohet panik, madje duke sjellë dhe vdekjen e katër prej tyre.

30 emigrantë që po i drejtoheshin me barka brigjeve të Sicilisë janë hedhur në det menjëherë sapo kanë parë të afrohet anija e Frontex Protector dhe Monte Sperone.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave të ndihmës nuk u bë e mundur shpëtimi i të gjithë personave, pasi katër prej tyre është konfirmuar se janë mbytur.

Pas ankorimit dhe kontrolleve të ushtruara janë vënë në pranga komandantët e anijeve dhe pjesëtaret e ekuipazhit te anijes. Ndaj tyre rendon akuza e favorizimit të emigracionit te paligjshëm.

Po ashtu bëhet e ditur se Frontex në këtë aksion ka shpëtuar 128 minorenë të pashoqëruar dhe tre të tjerë të cilët ishin se bashku me prindërit. Po ashtu në barka kanë qenë 44 gra dhe 272 burra.

291 prej klandestinëve ishin nisur prej Eritreas dhe 92 nga Somalia.

Emigrantët e tjerë ishin nisur nga Nigeria, Bangladeshi, Algjeria, Libia, Siria dhe Egjipti.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400